Ia marrin flamurin dhe i quajnë shqiptarë, momenti kur përplasen serbët dhe malazezët në Beograd (Video)

0 minutes, 44 seconds Read

Serbia e fitoi mbrëmë ndeshjen ndaj Kombëtares së Malit të Zi, e cila ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024. Por, ndeshja u karakterizua edhe me sjellje jo sportive, pasi që në tribuna kishte përplasje mes tifozëve mysafirë dhe policisë.

Gjithçka nisi gjatë pjesës së dytë, pas golit të Mitroviq në minutën e 73’, kur një polic mori një flamur të tifozëve të Malit të Zi, dhe situata filloi të tensionohej.

Tifozët malazez filluan të përleshen me policinë serbe, ndërsa bëhet e ditur se karrige të shumta “fluturonin” nga tribunat e mysafirëve.

Eskalimi i situatës u evitua pas ndërhyrjes së policisë. Nga tribunat e tifozëve serbë u dëgjuan edhe thirrje si “Shqiptari, shqiptari”, për të ironizuar përplasjet e tifozëve malazez me policinë.

Publikime te ngjashme