I dha fund lidhjes, e reja shqiptare vritet me plumb në kokë nga ish-partneri në Itali

0 minutes, 28 seconds Read

Një 28-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri nga ish-partneri i saj në Itali pasi i kishte dhënë fund lidhjes. Autori sipas mediave italiane e ka qëlluar me plumb në kokë. Pas vrasjes, ai ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar, ku ka pohuar se shkak ka qene fundi i një lidhjeje.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarja jetonte prej vitesh në Itali dhe punonte në sektorin e kateringut. Sakaq rezulton se ka pasur precedentë të mëparshme kriminal, për krime ndaj pronës dhe trafik droge gjatë vitit 2022./Gazeta Express

Publikime te ngjashme