Hungaria rrit bashkëpunimin me Rusinë – Szijarto tregon se çfarë marrëveshje arriti me Lavrovin

1 minute, 39 seconds Read

Rusia u zotua se nuk do të ndalë furnizimin me energji të Hungarisë, kështu që dërgimi i gazit, naftës së papërpunuar dhe karburantit bërthamor do të jetë i pandërprerë, tha Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto pas bisedimeve me homologun rus, Sergey Lavrov të premten në New York.

Szijjarto u takua me Lavrovin në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Nëse politikanë të tjerë perëndimorë do të bënin të njëjtën gjë, shpresa për paqe në Ukrainë do të ishte më e madhe”, tha kryediplomati hungarez.

Bisedimet u përqendruan kryesisht me pushtimin e Ukrainës ndërsa Szijjarto sërish i ka kërkuar Lavrovit që sa më shpejt të përfundojë lufta, shkruan thebudapesttimes.

“I thashë se edhe ne hungarezët po humbnim jetë në këtë luftë, prandaj kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për paqe”, tha ai.

“Kolegu im, Sergey Lavrov, tha gjithashtu se Rusia ishte e gatshme për negociata paqeje. Sigurisht që ka shumë detaje për të sqaruar. Unë shpresoj se në një moment, rrethanat do ta bëjnë të qarta për Rusinë dhe Ukrainën se ata duhet të kërkojnë zgjidhje përmes tryezës së negociatave”, tha Szijjarto.

Një temë tjetër e bisedimeve ishte bashkëpunimi dypalësh energjetik, pohoi ai. Lavrov tha se Rusia do të përmbushë detyrimet kontraktuale.

Rusia do të japë sasinë e premtuar të gazit natyror, naftës së papërpunuar dhe karburantit bërthamor brenda afateve të caktuara.

Lidhur me përmirësimin e uzinës bërthamore hungareze në Paks, të udhëhequr nga Rosatom i Rusisë, Szijjarto tha se ndërtimi ishte në kohë dhe se dy blloqet e reja pritet të jenë funksionale deri në vitin 2030.

Ndryshe, Rusia këtë vit ka dërguar tashmë 3.3 milionë ton naftë bruto dhe 4.2 miliardë metra kub gaz natyror në Hungari. 

Publikime te ngjashme