Huliganët serbë rrahin për vdekje vëllain e zv.presidentit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës

0 minutes, 46 seconds Read

Gjorgje Mijatoviç, vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Vojin Mijatoviç, ka vdekur të dielën në Beograd.

Siç raportojnë mediat e Beogradit, Mijatoviç ka vdekur pasi është rrahur nga huliganët në parkun e fëmijëve në Vozhdovac.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave serbe, ai është rrahur nga dy të rinj të cilët kanë ikur dhe janë në kërkim të policisë.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë Publike dhe ka urdhëruar kryerjen e autopsisë. Telegraf.rs raporton se djali i Mijatoviçit është ankuar te babai i tij se të rinjtë po e ngacmonin në afërsi të parkut.

Më pas Mijatoviçi shkoi tek ata dhe pas një diskutimi të shkurtër, të rinjtë e sulmuan dhe e rrahën. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Publikime te ngjashme