Hovenier viziton shtëpinë e djegur të një serbi në Istog

0 minutes, 55 seconds Read

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeff Hovenier ka vizituar shtëpinë e djegur të një qytetari serb të Kosovës.

Me anë të një videoje të publikuar në Twitter, nga shtëpia në fjalë, Hovenier ka deklaruar se e dënon një sulm të tillë.

“Kjo shtëpi në Istok ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ai.

Publikime te ngjashme