Hovenier pas takimit me Kurtin: S’dua ta përdori fjalën “sanksione” – janë veç pasoja

1 minute, 22 seconds Read

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se ia ka përsëritur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kërkesat e SHBA-së për shtensionim të gjendjes në veri të vendit.

Ai ka deklaruar pas takimit të enjten se ka përsëritur kërkesat që kryetarët e komunave në veri të ushtrojnë detyrat nga objekte tjera dhe jo nga objektet komunale si dhe që të tërhiqet policia nga objektet komunale. Ka thënë po ashtu se SHBA-ja kërkon implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Biseduam edhe për rëndësinë e lëvizjes para me zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shpreha shqetësimet e mia për situatën në veri. Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të ndihmojë në depërshkallëzim dhe shohim para edhe që Qeveria e Serbisë të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në arritjen e një situate më të mirë në veri”, ka thënë ai.

“Nuk jam në gjendje të them se çfarë pasoja mund të ketë. Unë do të thosha se SHBA-ja po mendon se ne duhet ta inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të bëjë atë që ne mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të bëhet tani”, tha Hovenier.

Hovenier ka thënë se ka qenë takim i rregullt.

Takimi u mbajt pak ditë pasi SHBA-ja e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Qeverinë për shkak të qëndrimeve mbi krerët e komunave në veri.

Publikime te ngjashme