Në dinamikën e vrullshme të politikës kosovare, ku aleancat ndërrojnë kahje brenda natës, “gjurmët digjitale” mbeten dëshmitarët e vetëm të kohërave të shkuara. Një detaj i tillë, sa i pazakontë aq edhe intrigues, gjendet ende i paprekur në profilin e Valon Xhelilit, bashkëshortit të deputetes së njohur të LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Ndërsa deputetja Kica-Xhelili sot njihet si një nga zërat më kritikë dhe më të ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, profili i bashkëshortit të saj vazhdon të jetojë në “muajin e mjaltit” të 14 shkurtit 2021. Në një postim që ka mbijetuar viteve dhe ndërrimeve partiake, ai i thur elozhe pikërisht dyshes që sot bashkëshortja e tij e sulmon politikisht.
“Sot është një ditë historike… Me Vjosa R. Osmani dhe Albin Kurti… do të ndodhë ndryshimi i madh për Kosovën,” shkruan ai, duke bërë thirrje pasionante për të votuar këtë frymë, pjesë e së cilës dikur ishte edhe vetë Doarsa.
Ky “ngurrim” për të fshirë të kaluarën ngre pikëpyetje interesante për faktin se në profilin e tij nuk gjendet as edhe një kërkesë e vetmë për të votuar bashkëshortën e tij edhe pse e njëjta më pas ka kandiduar dhe është zgjedhur deputete nën siglën e LDK-së. A kemi të bëjmë thjesht me një harresë teknike të një profili të pa-azhurnuar, apo mos vallë në shtëpinë Xhelili ende ruhet një simpati e heshtur për Lëvizjen Vetëvendosje, pavarësisht rrugëtimit të ri politik të deputetes në LDK?
Në një kohë kur deputetja Kica-Xhelili kërkon llogari nga pushteti për çdo hap, mbetet paradoksale se si në “oborrin” e saj virtual, mbështetja për Kurtin dhe Osmanin qëndron ende publike, e fortë dhe e pashlyer, duke krijuar një dualitet mistik mes qëndrimit publik kritik të gruas dhe heshtjes digjitale të burrit.

