Mbrëmë (e shtunë) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania hynë gjashtë banorë të rinj.

Në mesin e tyre ka qenë edhe fituesi i Big Brother Albania 2, Qetsor Ferunaj.

I njëjti duket se nuk është mësuar akoma me rregullat e shtëpisë dhe faktin që që ka kamera në çdo cep.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai gjatë ditës së sotme (e diel) është futur për të bërë dush, teksa në një moment hoqi edhe të brendshmet.

Videoja tashmë është bërë virale dhe u shpërnda gjithandej nëpër rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Mbase nuk e kujtoi faktin se edhe në banjë ka kamera dhe shihet tërësisht nga konkurrentët e tjerë.

Krahas Qetsorit, banorët e tjerë të rinj janë: Jori Delli, Antoneta Koci, Elvis Pupa, Sabiani dhe Fotini Derxho./Telegrafi