Harris do të garojë në vend të Bidenit në zgjedhje presidenciale

0 minutes, 55 seconds Read

Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi se është tërhequr nga gara presidenciale.

Përmes një njoftimi zyrtar, Biden tha se do të fokusohet të përfundojë sa më mirë të mundet këtë mandat, duke falënderuar të gjithë votuesit që e zgjodhen president.

Në vend të tij, Biden ka njoftuar se kandidaturën ia beson zëvendëspresidentes aktuale, Kamala Harris, shkruan Indeksonline.

“Të dashur demokratë, kam vendosur të mos kandidoj dhe të fokusoj tërë energjinë time në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si zëvendëspresidente. Ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë” shkroi Biden në Twitter.

Harris do të ballafaqohet me Donald Trump, në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara./Indeksonline

Publikime te ngjashme