Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur një koalicion parazgjedhor.
Dy liderët e këtyre subjekteve politike, Ramush Haradinaj dhe Fatmri Limaj dolën të mërkurën dhe e prezantuan marrëveshjen.
Ballkani.info ka siguruar këtë marrëveshje në të cilat janë të shënuara pikat ku mbështetet koalicioni.
“Me qëllim që të mos lejojmë rrezikimin e pavarësisë së vitit 2008”, është një nga pikat. AAK dhe Nisma kritikojnë kryeministrin Albin Kurti që “po e rrezikon pavarësinë”.
Po ashtu përmendet edhe orientimi i Kosovës për anëtarësim në NATO.
Përmendet edhe sfera të tjera të brendshme në Kosovë, arsimi, gjyqësori, decentralizimi, etj.
Pjesë e synimeve është krijimi i një fronti opozitar, ku pos partive politike do të përfshihen edhe shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme./Ballkani.info
Më poshtë është dokumenti