Halil Geci “i bjen pishman” për fjalën pushkatim, e korrigjon postimin për Vjosa Osmanin

0 minutes, 31 seconds Read

Anëtari i partisë Guxo, Halil Geci tha se nuk ka kërcënuar dhe nuk ka nxitur dhunë, pasi e përshkroi si “tradhti” dekretin e presidentes Vjosa Osmani të premten për ta shpërndarë Kuvendin dhe tha se ajo “do të pushkatohej” në Turqi për këtë.

Presidenca u kërkoi organeve kompetente të rendit dhe të drejtësisë që “të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin”.

Design Plus Carousel Ad

Pas këtij reagimi të Presidencës, Geci e ka korrigjuar pak postimin e tij në Facebook, duke ia hequr fjalinë me “pushkatim”./sinjali.com

Publikime te ngjashme