Gruaja e Deharit i reagon Molliqajt: Kurti e Aliu kërkuan ta vizitojnë Astritin në burg, po pas dy ditësh e vranë!

2 minutes, 14 seconds Read

Gruaja e Astrit Deharit, Arta Boshtraj Dehari, ka reaguar pas debatit të sontëm ku i pranishëm ishte kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj e në të cilin u diskutua pikërisht tema e zhdukjes së mostrave.

Në një postim në Facebook, Boshtraj Dehari ka thënë se Molliqaj nuk e tha të vërtetën  kur deklaroi se zyrtarët e VV-së nuk e kanë vizituar Astritin në burg.

Ajo tha se ishin Albin Kurti e Liburn Aliu, ata që kanë qenë në vizitë tek familja Dehari, nga ku kanë kërkuar që në vizitën e radhës në burg, të hyjnë në listë bashkë me familjen.

“Liburn Aliu dhe Albin Kurti, kane qene ne vizite tek ne ne shtepi dhe kane kerkuar nga ne qe ne viziten e radhes te hyne ne liste bashke me familjen per vizit ne burg. Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne viziten e rradhes eshte lajmeruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardheshme do te i shkruajm emrat per ju. Kete ju ka thone nona Liburnit dhe Albinit”, tha ajo.

“Po Dardani, duhet me pase parasyshe qe keto vizita nuk kane mundur te realizohen pasi qe Astritin pas dy dite qe ne e keni realizuar viziten e fundit e kane vra ne Burg”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i saj:

Per hir te korrektsise qe u permend nga Dardan Molliqaj sot ne emisionin Rubikon, sa i perket vizitave ne burg sa ishte Astriti qe asnje nga zyrtaret e Vetevendosjes nuk e kane vizituar Astritin ne burg dhe familjen ne shtepi nuk jane te verteta.

Liburn Aliu dhe Albin Kurti, kane qene ne vizite tek ne ne shtepi dhe kane kerkuar nga ne qe ne viziten e radhes te hyne ne liste bashke me familjen per vizit ne burg. Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne viziten e rradhes eshte lajmeruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardheshme do te i shkruajm emrat per ju. Kete ju ka thone nona Liburnit dhe Albinit.

Po Dardani, duhet me pase parasyshe qe keto vizita nuk kane mundur te realizohen pasi qe Astritin pas dy dite qe ne e keni realizuar viziten e fundit e kane vra ne Burg.

Edhe sa per marren qe e permendi e sa per dhimten qe e kane familja, juve si shoke te Astritit qe keni qene veq pak me ju pas dhimt shoku siq edhe po thirreni, kishi nejt ne Levizje ate kohe kur edhe rasti ka qene ne vitin e par te hetimeve, e ndoshta kjo do te kishte ndihmu qe te zbardhej rasti edhe me heret./Lajmi.net

Publikime te ngjashme