Goditja e radhës për qeverinë: Kushtetuesja shfuqizon ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

0 minutes, 58 seconds Read

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në seancën e 5 dhjetorit 2024.

Përmes një vendimi me pesë vota pro dhe dy kundër, Gjykata konstatoi se ky akt ligjor nuk është në përputhje me disa nene kyçe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ligji në fjalë ishte dërguar për vlerësim në shkallën më të lartë gjyqësore nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Gjykata ka vendosur të shfuqizojë Vendimet nr. 08-V-798 dhe nr. 08-V-844 të datës 5 dhjetor 2024, përmes të cilave ishte miratuar Ligji nr. 08/L-32 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, thuhet në njoftimin zyrtar. Ky aktgjykim pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e një serie vendimesh, ku Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar gjithsej 12 ligje të miratuara në të njëjtën datë nga Kuvendi, duke lënë në fuqi vetëm tre prej tyre. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme