Novak Djokovic of Serbia celebrates with his wife, Jelena Djokovic Nitto ATP Finals, Tennis, Turin, Italy - 20 Nov 2022,Image: 738934281, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Ella Ling / Shutterstock Editorial / Profimedia

Gjokoviq vazhdon me nacionalizmin kronik, thotë se Kosova është zemra e çdo serbi dhe se dëshiron t’i pagëzoj fëmijët këtu!

1 minute, 41 seconds Read

Novak Gjokoviq ka dhënë një intervistë të pazakontë për gazetën italiane “Corriere della Sera” në të cilën ka folur për shumë tema të tenisit dhe jetës.

Dihet se prejardhja e Gjokoviqit është nga Kosova.

“Dua të kthehem në Kosovë me gruan time për të pagëzuar fëmijët e mi atje, Stefanin tetë vjeç dhe Tarën pesëvjeçare. E di që kjo çështje është delikate, se konflikti është ende prezent edhe pse nuk është më i armatosur, por ka shumë tension. Nuk dua të futem në politikë, por për çdo serb Kosova është në zemër, është qendra e kulturës, identitetit tonë, traditës dhe besimit tonë”, tha tenisti serb.

Ai foli edhe për fëmijërinë e tij, e cila ndryshonte në shumë mënyra nga ajo që përjetojnë fëmijët sot.

“Kisha liri të plotë, pa telefon, kur perëndonte dielli ishte sinjali që duhej të shkoja në shtëpi. Pylli dhe natyra ishin thelbësore në edukimin tim, ndaj do të doja që fëmijët e mi të ishin sa më shumë të jetë e mundur jashtë. Kur isha katër vjeç, më dhanë raketën time të parë, por askush nga ne nuk kishte luajtur ndonjëherë tenis, askush nuk e dinte se çfarë ishte. Ne ishim një familje skiatorësh”.

Atij iu kërkua të komentonte për luftën në Ukrainë, e cila gjithashtu lë gjurmë në tenis.

“Si bir i luftës, gjithçka që mund të them është se askush nuk fiton në luftë. Lufta është gjëja më e shëmtuar në jetë, shpikja më e keqe njerëzore, ideja më e keqe në histori. Unë kam parë vuajtjet dhe varfërinë në vendin tim, e vetmja gjë që mund të bësh është t’i lutesh Zotit që ajo të përfundojë nesër. Lufta krijon boshllëk në çdo familje, prandaj nuk mund të mbështes asnjë luftë kundër asnjë vendi”.

Publikime te ngjashme