Gjesti, një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, shpreson të fitojë këtë edicion.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai kërkon ndihmën e Zotit për të arritur fitoren, duke thënë se ka kaluar shumë dhe e meriton të jetë fituesi.
Artisti nga Kosova, përmend situata të ndryshme që ka kaluar, duke përfshirë një incident me G Banin, i cili i dha një shuplakë në fytyrë, si dhe fjalët e tjera negative e denigruese që i janë thënë gjatë qëndrimit në shtëpi. Ai thekson se ka kaluar shumë, duke përmendur edhe sfidat e vështira që ka përjetuar.
O Allah ndihmom, ndihmoji mbretit me i ndal dritat, mbreti edhe ecëm
Më tej, ai shton:
Ndihmoj mbretit pash Zotin, ka luftuar për këtë vend sa dajakun e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë, se meritojnë këta.
Deri më sot kanë kaluar mbi 70 ditë nga nisja e edicionit të katërt të BBVA, ku Gjesti ka qëndruar në izolim për më shumë se 130 ditë, së bashku me pjesëmarrjen e tij në formatin e mëparshëm.