Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë për të bashkëpunuar ngushtësisht me kryeministrin Albin Kurti, me synim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve. Në mesazhin e tij, ai vlerësoi lart rëndësinë e partneritetit dypalësh duke theksuar:
“Qeveria juaj ndodhet përpara detyrave mjaft sfiduese. Jam i bindur se, përmes përvojës suaj, do të merrni vendimet e nevojshme për të avancuar me sukses integrimin euroatlantik të Kosovës. Ky proces kërkon progres të mëtutjeshëm në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Jini të sigurt se Kosova ka te Gjermania një partner të fuqishëm dhe të besueshëm në të gjitha këto përpjekje.”
Gjatë takimit me kryeministrin Kurti, ambasadori Rudolph dhe zëvendësambasadori Böttcher u fokusuan në përcaktimin e hapave konkretë për ta dërguar bashkëpunimin dypalësh në një nivel të ri. Diskutimet u përqendruan kryesisht në forcimin e raporteve në fushat kyçe të ekonomisë dhe sigurisë, duke konfirmuar vullnetin e përbashkët për koordinim strategjik. /lajmishqip.net
