Gërvalla për mbylljen e pikës kufitare në Bërnjak: “Brenda territorit të Serbisë shqiptarët po seleksionohen në mënyrë fashiste dhe po kthehen mbrapshtë”

0 minutes, 50 seconds Read

Për bllokimin e rrugëve në Serbi ka reaguar edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla e cila thotë se pika kufitarë në Bërnjak është mbyllur derisa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.

Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook thotë se brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet”, shkroi ajo në Facebook.

Publikime te ngjashme