Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar prerazi se realiteti rreth zgjedhjes së presidentes ishte ndryshe, duke theksuar se “e vërteta është që votat e nevojshme për presidenten Osmani nuk ekzistonin në Kuvend…”.
Ajo ka ngritur pikëpyetje të forta edhe mbi sinqeritetin e votave të LDK-së, pavarësisht bisedimeve që Osmani kishte zhvilluar paraprakisht me kryetarin Lumir Abdixhiku.
“Kam arsye të forta të besoj se zonja Presidente i ka besuar asaj që përfaqësuesit e LDK-së i kanë thënë në komunikim direkt. Nuk kam dyshim se Lumir Abdixhiku, i cili e fsheh të vërtetën para opinionit, mund t’ia ketë fshehur atë edhe presidentes Osmani gjatë bisedave… Fakti mbetet se votat e mjaftueshme mungonin”, u shpreh ajo në RTK.
“Një tjetër fakt i pamohueshëm është se shtatë deputetët e partisë Guxo nuk kanë pasur asnjë lëkundje apo dilemë për t’ia dhënë votën presidentes Osmani”, përfundoi Gërvalla./lajmishqip.net









