Gashi: “Duhet ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe nga Kurti”

1 minute, 16 seconds Read

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se se Kosova duhet ruajtur nga Serbia, Rusia dhe “budallakitë e Kurtit”Tutje ka thënë se Kurti në rrafshin ndërkombëtar i ka dëmtuar raportet e Kosovës me aleatët.

“Duhet të kuptojmë se si funksionon dhe çfarë rezultati arrin me këtë kryeministër. A ju kujtohet kauza e reciprocitetit, e në fund 360 milionë euro eksporte nga Serbia. A ju kujtohet kriza për targa, një Kosovë e një komunitet ndërkombëtar e ngriti në këmbë, e tash asgjë”.

“Tani çka e ke tu ofrosh kundërshtarëve të shtetit. A je i vetëdijshëm se pasuria më e madhe është partneri me Amerikën dhe aleatët tanë. Këtë themel e k ndërtuar i pari i shtetit tonë, presidenti Rugova. Ju po mundoheni të na tregoni se kush është Serbia, a neve po na tregon a? Është skandal i madh gjuha që e përdorni ndaj sekretarit Blinken”, u shpreh Gashi.

“Një objektiv e ka pasur Serbia largimin e aleatëve nga Kosova, dhe këtë objektiv po e arrin ti”, tha ai.

“Kosova e meriton kthimin e sovranitetit në veri, Kosova është storie suksesi e ndërkombëtareve. Ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallakia e kryeministrit. Kosova s’i ka borgj askujt, të gjithë i kemi borgj Kosovës”, ka thënë Gashi.

Pas kësaj ka ndërhyrë kryetari Konjufca, duke bërë thirrje për kujdes të fjalorit parlametnar.

Publikime te ngjashme