Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar dje 11 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bruskelit mes Kosovës dhe Serbisë, atë kohë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai serb Ivica Daçiq.
Ai ka akuzuar Serbinë, se asnjëherë nuk i ka respektuar marrëveshjet dhe as nenin 14 të marrëveshjes për mos pengim të Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike.
Kurti po ashtu ka deklaruar se nuk do të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa u respektuar marrëveshja bazike nga Serbia.
“Nuk mund të flasim e diskutojmë vetëm për ‘Asociacionin’: pa e pranuar dhe respektuar Marrëveshjen Bazike (Bruksel, 27 shkurt 2023) me Aneksin e Zbatimit (Ohër, 18 mars 2023); pa përfshirë të gjitha 39 marrëveshjet e dakordimet në Bruksel (neni 10 i Marrëveshjes Bazike); pa konstatuar që marrëveshja Thaçi-Daçiq (2013) është shkelur dhe vijon të shkelet nga Serbia kurse vazhdimi i saj Mustafa-Vuçiq (2015) është rrëzuar në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë kryeministri Kurti.
Këtë postim të Kurtit, e ka shpërndarë në Facebook avokati Tomë Gashi.
“Bravo Albin/ Bravo Kryeministër
Mëkat që nuk të kemi pas Kryeministër në 2013 dhe 2015.
Me ty Kosova ndryshe ish kanë.
Serbinë në punë të brendshme mu pËrzi nuk e kishe lënë”, ka shkruar avokati Gashi.