Fluks në Morinë/ Pushuesit kthehen në Kosovë, thuajse të gjithë ankohen për çmimet e larta në plazhe

1 minute, 0 seconds Read

Pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi, kolona e mjeteve krijoi radhë në hyrje të Kosovës. Janë me mijëra qytetarë që kaluan pushimet në bregdetin shqiptar por jo vetëm.

Çmimet e larta ishin kryefjalë e të intervistuarve pas kthimit nga pushimet. “Rritja e çmimeve ka prekur të gjitha shërbimet” thanë qytetarët e Kosovës, por në veçanti shezlongët e çadrat, madje njeri prej pushuesve e krahason çmimin e një çadre të barabartë me një dhomë hoteli.

Një i ri pushimet i ka kaluar në Ulqin, e kur bëhet fjalë për çmimet nuk i ka marrë në konsideratë krahasuar me shërbimin që ofron Ulqini me plazhet në Shqipëri. Pas orës 20:30 fluksi i mjeteve drejt Kosovës u rrit ndjeshëm jo vetëm në doganë, por edhe përgjatë rrugës së kombit.

Në urën e Drinit, kolona e mjeteve nuk shënoi asnjë sekondë shkëputje, e të gjitha me destinacion Kosovën.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e qytetarëve dhe automjeteve nuk u regjistruan apo kontrolluan në Vermicë, mendohet se numri i tyre gjate mbrëmjes të ketë kaluar 27 mijë qytetarë dhe rreth 9300 automjete.

Publikime te ngjashme