Flamuri kuq e zi u vendos në një fshat të Zveçanit, tash raportohet se është larguar dhe zëvendësuar me dy flamuj serb

0 minutes, 34 seconds Read

Gjatë ditës së djeshme mediat serbe raportuan se flamuri shqiptar kuq e zi u vendos në majë të disa gurëve në një fshat të Zveçanit. Për të njëjtin rast, Kossev sot po raporton se flamuri është larguar dhe se janë vendosur flamujt serbë.

Gjatë ditës së djeshme fillimisht u raportua se një flamur kuq e zi është vendosur në një fshat të Zveçanit e më pas është larguar.

Ndërkaq sot, mediumi serb Kossev raportoi se flamujt serbë janë vendosur në atë pjesë.

Kjo, raportohet të jetë konfirmuar nga banorët lokalë të cilët thuhet se edhe i kanë dërguar pamjet ku shihejn flamujt serbë.

Publikime te ngjashme