Fjalimi i prekës i vajzës së policit Afrim Bunjaku: Si të jetoj unë pa heroin tim? E flijove jetën për liri

0 minutes, 55 seconds Read

Vajza e policit Afrim Bunjaku, Arbenita, ka mbajtur një fjalë të shkurtër në akademinë përkujtimore në nderim të policit që u vra dje në veri të vendit.

Arbenita nën lotë, ka thënë se është krenare me babain e saj ashtu si e tërë Kosova.

Fjalimi pa ndërhyrje:

Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na mësove por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova dhe Kosova të jemi krenar me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde.

Publikime te ngjashme