Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës: “I çoj të fala motrës së Presidentes…”

0 minutes, 56 seconds Read

Feronit Shabani, i njohur në publik si Fero, ka bërë së fundmi “lëmsh” rrjetin me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai siç duket ka në plan të rikthehet në muzikë, pasi publikoi disa sekuenca të projektit më të ri muzikor.

Kënga, gjegjësisht teksti i drejtohej ish-partneres së tij Arbenita Ismajlit, proceseve ligjore rreth kujdestarisë së vajzës, e po ashtu estradës.

Fero ishte bërë kryetemë në medie, muaj më parë, për çështjen e kujdestarisë.

Foto: Fero / Instagram

“Se kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes”, ishin vetëm disa fjali të cilat Fero i kishte inkorporuar në tekstin e tij.

Arsyeja pse ai përmendi motrën e presidentes Vjosa Osmani, është sepse ajo është njëherësh edhe avokatja e ish-bashkëshortes Arbenita Ismajli.

Fero në këtë këngë po ashtu thumboi edhe estradën me fjalët “niva që kish ‘vdek’ estrada”.

Nuk dihet nëse është vetëm një demo, apo nëse me të vërtetë mendon që ai të kthehet në muzikë. /Telegrafi

Publikime te ngjashme