FBI deklarohet rreth arrestimit të Teixeiras, amerikani i cili dyshohet se ka zbuluar dokumente të klasifikuara

1 minute, 37 seconds Read

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka lëshuar një deklaratë rreth arrestimit dhe dërgimit në paraburgim të 21-vjeçarit, Jack Douglas Teixeira, i cili dyshohet se është përfshirë në rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane.

“Që nga fundi i javës së kaluar, FBI-ja ka ndjekur në mënyrë agresive pistat hetimore dhe arrestimi i sotëm ilustron angazhimin tonë të vazhdueshëm për identifikimin, ndjekjen dhe mbajtjen përgjegjës të atyre që tradhtojnë besimin e vendit tonë dhe vënë në rrezik sigurinë tonë kombëtare”, shtohet në deklaratë.

Jack Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, është arrestuar nën dyshimin se ka zbuluar dokumente të klasifikuara.

Megjithatë, ende nuk dihet zyrtarisht se për çfarë akuzohet ai, raporton bbc.

Pak më parë, Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland ndau një deklaratë të shkurtër duke thënë vetëm se Teixeira u arrestua në lidhje me pretendimin se “marrjen dhe publikimin e paautorizuar” të informacionit të klasifikuar të mbrojtjes.

Në konferencën e mëparshme të Pentagonit, gjenerali Pat Ryder tha se rrjedhja ishte një “veprim i qëllimshëm kriminal” dhe shkelje e protokolleve që rregullojnë trajtimin e materialeve të klasifikuara.

Ndryshe, Washington Post raporton se burri ndau informacione shumë të ndjeshme – që zbulojnë dobësitë në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar që dyshohet se janë aktive në këtë vend – me një grup prej rreth dy duzina burrash dhe djemsh në platformën online Discord.

Anëtarët e grupit thuhet se i thanë WP se të gjithë kishin një “dashuri reciproke për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin”.

Rrjedhjet kanë përfshirë informacione mbi dobësitë e mundshme në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar që dyshohet se janë aktive në vend./Telegrafi

Publikime te ngjashme