Erdogani thotë se Turqia mund të hyjë në Izrael për t’i ndihmuar palestinezët

0 minutes, 36 seconds Read

Presidenti turk, Rexhep Taip Ergodan, ka thënë të dielën që Turqia mund të futet në Izrael siç ka bërë më parë në Libi dhe Nagorno-Karabakh.

Sidoqoftë, ai nuk e ka qartësuar se për çfarë lloji të intervenimit po sugjeronte, shkruan Reutersi.

Kritiku i madh i ofensivës izraelite në Gaza e diskutoi këtë gjatë një fjalimi ku po lavdëronte industrinë turke të mbrojtjes.

“Ne duhet të jemi të fuqishëm asisoj që Izraeli të mund të mos i bëjë këto gjëra qesharake ndaj Palestinës”, ka thënë Erdogani.

“Ashtu sikur qemë future në Karabakh, ashtu si qemë future në Libi, mund t’ua bëjmë edhe atyre ngjashëm”.

Publikime te ngjashme