Erdogan dhe Biden bisedojë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

1 minute, 33 seconds Read

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe pozicionin e Ukrainës në aleancën veriatlantike.

Sipas Presidencës turke në këtë takim është diskutuar edhe kërkesa e Turqisë për aeroplanët F-16 si dhe procesin e anëtarësimit të shtetit turk në BE.

“Të dy liderët ranë dakord të zhvillojnë një takim kokë më kokë në Vilnius për të diskutuar në detaje marrëdhëniet dypalëshe Turqi-SHBA dhe çështjet rajonale. Suedia ka ndërmarrë disa hapa në drejtimin e duhur duke bërë ndryshime në legjislacionin e saj kundër terrorizmit; megjithatë, këto hapa janë mohuar pasi mbështetësit e PKK/PYD/YPG vazhdojnë të mbajnë lirisht demonstrata duke lavdëruar terrorin”, deklaroi Erdogan, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info

Duke theksuar se është e gabuar lidhja e kërkesës së Turqisë për F-16 me anëtarësimin e Suedisë, Presidenti Erdogan falënderoi Presidentin Biden për mbështetjen e tij në lidhje me kërkesën e Turqisë për F-16.

Erdogan tha se Turqia është e gatshme të rinovojë procesin e anëtarësimit të plotë në BE

“Duke tërhequr vëmendjen për qëndrimin parimor dhe të ndershëm të Turqisë në lidhje me anëtarësimin në BE, Presidenti Erdogan tha se Turqia dëshiron të rinovojë procesin e anëtarësimit të plotë në BE dhe pret një mesazh mbështetjeje të hapur dhe të fortë nga vendet kryesore të BE-së dhe lidershipi i BE-së për anëtarësimin e Ankarasë në BE”, thuhet në komunikatë.

Biseda ndërmjet Erdogan dhe Biden u zhvillua para mbajtjes së Samitit të NATO-s në Lituani gjatë javës.

Publikime te ngjashme