Elvisi me dy djemtë u mbytën në plazhin e Kavajës, gruaja dhe vajza e tij kanë nevojë për ndihmë

1 minute, 9 seconds Read

50-vjeçari Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15 vjeç, humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme, pasi u mbytën në det, në plazhin e Vilë-Bashtovës, Kavajë.

Pas vdekjes së tyre, familja Halilaj kërkon ndihmë financiare. Gruaja dhe vajza e mitur e Elvisit tashmë përveç se të pikëlluar, janë edhe në gjendje jo të mirë ekonomike. Në llogarinë e hapur në GOFUNDME, kërkohet që shqiptarët që kanë mundësi, të kontribuojnë për organizimin e funeralit dhe mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.

Në zonën ku ndodhi ngjarja janë caktuar plazhi dhe një kufi në det për të caktuar zonën e sigurt dhe qytetarët të mund të pushojnë të qetë. Mësohet se momentin kur ka ndodhur tragjedia, në zonë ka munguar vrojtuesi i plazhit, por edhe kufiri në det ku 3 anëtarë të një familjeje ndërruan jetë.

Sipas informacioneve, deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë të mëdha. Fillimisht dy djemtë kanë hyrë për tu larë, por janë rrezikuar për shkak të dallgëve. 50-vjeçari ka hyrë t’i shpëtojë, pasi dyshohej se një nga fëmijët po mbytej. Por situata ka qenë e vështirë dhe për shkak të dallgëve e kanë patur të pamundur të dilnin në breg.

Publikime te ngjashme