Artistët shqiptarë, Elgit Doda dhe Ardian Bujupi, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Ata sollën këngën e re “Sekret”, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti dhe muzika është bërë nga vetë Doda me producim nga Alandy.
Për miksimin dhe masterizimin u kujdes Marenglen Boja.
Videoja tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe u kompletua nga Fullmoon production.
Ky është bashkëpunimi i parë i tyre, i cili besohet se do të pëlqehet nga fansat e dyshes.
Ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme, ata kanë sjellë një kombinim të mahnitshëm./Telegrafi