Ka disa ditë që në vend është duke u përfolur për zgjedhje të reja. Dhe siç duket edhe përgatitjet kanë filluar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate formuan koalicion parazgjedhor. Partia Demokratike e Kosovës prezantoi Rrahman Ramën si aderim të ri. Madje PDK prezantoi edhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën dhe sot mblodhi Këshillin Drejtues për të zgjedhur kryesinë e re.
Ndonëse këto parapërgatitje dhe kërkesa për zgjedhje u shpreh më shumë nga partitë opozitare, edhe partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të bëjë lëvizje për zgjedhje, ani pse në opinionin publik thonë se nuk duan që të shkojnë në zgjedhje.
Ballkani.info mëson ekskluzivisht se në listën zgjedhore të LVV-së pritet të jenë tre emra të njohur.
Burime të afërta me partinë në pushte thonë se ende nuk ka asgjë zyrtare, por që nisma e Kurti, ka gjasa të mëdha të jetësohet. Halil Kastrati, Shkurte Fejza dhe Bekim Jashari, janë ende në hamendësime, se a do të vendosin të jenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e përgjithshme.
Në takimet e fundit mes Albin Kurtit dhe humanistit Halil Kastrati nuk është që nuk u diskutua edhe për zgjedhje. Më 4 mars Kurti, ka pritur në takim kryetarin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Ndërsa më 17 mars Albin Kurti, iu bashkua iftarit me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve, në Gjinoc të Komunës së Suharekës. “Kryeministri Kurti gjithashtu vlerësoi rolin e humanistit Halil Kastrati për punën e tij”, thuhej në njoftim.
Në emër tjetër që pritet të jetë në listën zgjedhore të LVV-së është edhe këngëtarja Shkurte Fejza.
Po ashtu edhe me Shkurte Fejzën, kryeministri Albin Kurti ka pasur takime në të cilat është diskutuar për përfshirjen e saj në politike si kandidate për deputete. Ajo madje këndoi edhe në kuvend më 5 mars për nder të Epopesë së UÇK-së.
Kurti pritet që në listët për deputet të përfshijë edhe një anëtar të familjes Jashari. Bekim Jashari pritet të jetë emri tjetër që LVV do të ketë në listën zgjedhore.
Pasi që përgatitje nga partitë politike kanë filluar tani më pritet vetëm përcaktimi i datës së zgjedhjeve./Ballkani.info