Edi Rama përmes një video mesazhi e mbështet Presidentin Erdogan në zgjedhjet presidenciale në Turki

0 minutes, 27 seconds Read

Turqia ndodhet pranë zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 14 Maj. Personalitete të ndryshme nga Ballkani e kanë përkrahur në forma të ndryshme Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Së fundmi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka theksuar se Erdogan është një lider politik shumë i veçantë sepse thotë atë që bën, dhe bën atë që thotë.

Rama po ashtu theksoi se presidenti turk Erdogan ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin e tij dhe deklaroi se mbështet Erdoganin në këto zgjedhje./SHENJA

Publikime te ngjashme