E trishtë! Vdes në aksident me makinë futbollisti shqiptar në Itali

1 minute, 8 seconds Read

Një 26-vjeçar shqiptar i identifikuar si Detar Tali Muça, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në autostradën pranë qytetit të Piaçencëz.

I riu shqiptar ishte një futbllist i njohur në ligat amatore të futbollit italian. Ai ndërroi jetë tragjikisht, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.

26-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mesfushori kishte luajtur me skuadra të ndryshme në kategoritë amatore të futbollit italian, ku së fundmi lozte me ekipin e Sale.

Ai kishte qenë gjithashtu pjesë e ekipeve të Derthona, San Xhiuliano Nuovo, Garbanja apo Audaks Orione S. Bernardino.

Muça krahas pasionit për futbollin, ai ishte një shofer në punën e përditshme për një kompani në Tortona.

“Ne ishim kolegë dhe shokë futbolli. Nuk mund ta besoj se Detari nuk është më me ne”, tha Simone futbollist i njohur i ekipit të futbollit amator, Alessandria.

Gjithashtu ai shtoi: “Po shkoja në Verona – thotë ai – kuptova që në korsinë e kundërt kishte ndodhur një aksident i keq dhe pashë furgonin shumë të dëmtuar, sigurisht që nuk mund ta imagjinoja që ishte Detari, më pas erdhi lajmi që na trishtoi të gjithëve. Do të na mungojë”.

Publikime te ngjashme