E mendonte të vdekur, pas 14 vitesh e takoi shokun e luftës! Ridvan Tahirit me emocione rrefen momentin e takimit me ish-ushtarin e UÇK-së nga Opoja, Besim Garipi!

1 minute, 6 seconds Read

Ridvan Tahiri-Riki ishte i ftuar në rubrikën ‘’Nostalgji’’ të #Gjesi të kanalit T7.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka zbuluar fotografi të rralla nga koha e luftës duke ndarë momente prekëse.

Mes tjerash ai ndau një histori shumë të veçantë që ka të bëjë me takimin pas 14 viteve me shokun e luftës që mendonte se ishte vrarë. Ai tregon momentin kur e kishte takuar luftetarin e UÇK-së nga fshati Bresanë, i Opojës, që ishte i plagosur rëndë dhe që ishte i vendosur në një xhami në shqipëri, që shërbente si spital për shërimin e ushtarëve të plagosur të UÇK-së. Ai thotë se nuk e njihnte të njëjtin dhe deri në takimin më të e kishte ditur si të vdekur, dhe se ja kishte ditur vetëm emrin e tij Besim dhe asgjë nuk kishte ditur për të. Ai thotë se Besimi i cili kur e kishte takuar në spital ishte në gjendje të rëndë dhe menxi fliste, i kishte përshpëritur në vesh duke ja kërkuar uniformën ushtarake të UÇK-së, të cilën edhe ja kishte dhënë.

Për më shumë dëgjoni komplet rrefimin emocional të ushtarakut Ridvan Tahiri – Riki për këtë ngjarje.

Publikime te ngjashme