E kafshoi peshkaqeni por e shpëtuan delfinët, i mbijetuari bën rrëfimin e pabesueshëm

2 minutes, 22 seconds Read

Delfinët janë përshkruar histrorikisht si një nga gjallesat më paqësore të detit dhe historia që do të lexoni, absolutisht që do t’ju vërtetoj të njëjtën gjë.

Një i ri, i identifikuar si Briti Martin Richardson beson se do të ishte i vdekur nëse nuk do të ishte për një grup delfinësh që i erdhën në ndihmë kur ai u vu në shënjestër të një peshkaqeni.

Ai ishte në Egjipt për të vizituar mikun e tij instruktorin e zhytjes, Harry Hayward, kur të dy vendosën të shijonin një ditë në Detin e Kuq.

Gjatë kthimit, ata panë tre delfinë dhe Martin u hodh për të notuar me krijesat e paqësore dhe të mrekullueshme të detit.

Por befas, ai ndjeu një peshkaqen që e sulmoi.

“Sapo sulmoheni në ujë, e dini saktësisht se çfarë është,” thotë ai. “Po bërtisja “peshkaqeni” por pa vlerë”.

Bisha vdekjeprurëse, një peshkaqen i rrallë mako, e sulmoi pesë herë, duke i shkaktuar plagë në gjoks dhe në shpinë.

Martin shton: “Peshkaqeni doli nga poshtë. Ndërsa më goditi, e godita me grusht sa munda. Po më dilte shumë gjak. E dija që po më rrethonte, ndoshta dhe të më mundte dhe unë të isha ushqimi i tij. Në ato momente unë pranova të vdisja.”

Ndërsa shoku i tij Harry po nxitonte ta ndihmonte me një varkë, ndihma erdhi nga diçka totalisht e papritur.

Delfinët me të cilët sapo kishte kaluar kohë e rrethuan Martinin, e penguan peshkaqenin të jepte goditjen vrasëse dhe e trembën atë.

Harry thotë: “Po i afrohesha metrave të fundit ku do të gjeja edhe Martin të sulmuar dhe gjakosur kur pashë dy pendë që qëllojnë pas shpatullës së majtë të tij. Sulmi vdekjeprurës ishte ndaluar.

Delfinët me të cilët kishim luajtur pak më parë kishin ndërhyrë dhe ndaluan sulmin ndaj shokut tim.”

Teksa Martin doli në breg, tre kirurgëve iu deshën katër orë për ta mjekuar atë. Lëndimet e tij përfshinin një mushkëri të shpuar, çarje të thella në shpinë dhe gjoks, dhe një brinjë të thyer, që do të thotë se me ato dëmtime atij i duheshin më shumë se 300 qepje.

“Kur dola nga spitali e pyeta Harrin: “A ishte e vërtetë kjo për delfinët?”- thotë Martin

“Harry më pa në sy dhe më tha, ‘Pashë një delfin një metër larg teje dhe një tjetër në afërsi.’

“Unë besoj se peshkaqeni nuk të sulmoi për vdekje sepse u ndalua nga delfinët. Nuk kishte asnjë arsye që peshkaqeni të ndalonte. Ai kishte shkaktuar tashmë pesë kafshime. Unë besoj plotësisht se delfinët të shpëtuan jetën.”

Publikime te ngjashme