Dy punëtorë në Prizren bien nga lartësia derisa ishin duke punuar, pësojnë lëndime të rënda

0 minutes, 52 seconds Read

Dy punëtorë në Prizren, kanë rënë nga lartësia derisa ishin duke punuar.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ata të dy janë rrëzuar nga një lartësi rreth 1.5 metra dhe si pasojë njëri nga viktimat ka pësuar frakturë në këmbë, ndërsa tjetri nga një armaturë ka pësuar lëndime në abdomen.

Prizren / Lëndohen dy person në Prizren si pasojë e djegies së një shtëpie

Thuhet se dy të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.

“Rruga “Afrim Bytyqi”, Prizren 21.02.2023 – 08:40. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë, derisa ishin duke punuar në një shtëpi private, janë rrëzuar nga një lartësi rreth 1.5 metra dhe si pasojë njëri nga viktimat ka pësuar frakturë në këmbë ndërsa tjetri nga një armaturë ka pësuar lëndime në abdomen. Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Publikime te ngjashme