Duke “vallëzuar” në skenë me këngën “Freedom” të Kygos, Joe Biden u mirëprit si një yll rock-u në Varshavë, Poloni.

Skynews ka publikuar disa imazhe të presidentit amerikan në kryeqytetin polak dhe i ka krahasuar me fjalimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Fjalimi dy-orësh i liderit rus u zhvillua para Asamblesë Federale në Moskë dhe u ndërpre vetëm nga duartrokitjet e herëpashershme të politikanëve.

Por, shumica e të pranishmëve duket se ishin të zhgënjyer nga lideri i tyre teksa shihen me fytyra të ngrysura dhe të lodhur.

Presidenti amerikan zgjodhi një qasje të ndryshme me një skenë të nivelit të lartë dhe turma që valëvitnin flamujt polakë, amerikanë dhe ukrainas.

Sa herë që 80-vjeçari fliste dhe ‘godiste’ shtetin rus dhe liderin e saj, Putin, të mbledhurit duartrokitnin presidentin amerikan.

Ndryshe, Biden mbajti një fjalim të fuqishëm, ku ndër të tjerash deklaroi se Ukraina kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë. /Telegrafi/