Duhet intervenim i NATO-s për të ruajtur sigurinë e Kosovës, thotë Janjiqi

0 minutes, 51 seconds Read

Nga Serbia mund të vijë lufta, prandaj edhe forcat paqembajtëse të NATO-s në Kosovë duhet të jenë më të shqetësuara me sigurinë, ka thënë analisti dhe gazetari serb, Dushan Janjiq, në një intervistë me Euronews Albania.

Janjiq shprhet se NATO-ja duhet të merr përsipër menaxhimin e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës të populluar me shumicë serbe.

“Sa i përket NATO-s, ky është një moment përnjëmend serioz. Kjo dramë mund të kthehet në një luftë shoqërore. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë, sepse janë të familjarizuar me luftërat në vitet e 90’ta, prandaj duhet edhe intervenim i shpejtë, sa më parë që të garantohet siguria”, ka thënë Dushan Janjiq.

“Tash është koha që NATO të thotë ‘njerëz, juve duhet të respektoni rendin dhe ligjin dhe t’i bashkoheni NATO-s’. Kjo nuk është diçka emocionale. Nuk jemi 15 minuta para mesnatës, por 15 minuta pas, andaj edhe duhet të mendojmë”, ka thënë mes tjerash ai.

Publikime te ngjashme