Dronët Ukrainas godasin katër rezervuarë karburanti në Krime, videot tregojnë flakët masive që përshkuan objektet (Video)

0 minutes, 35 seconds Read

Detaje të reja janë bërë të ditura për sulmin të dukshëm me dron në qytetin Sevastopol të Krimesë.

Guvernatori i zgjedhur nga Moska atje, Mikhail Razvozhaev, ka thënë se zjarri është ende aktiv, por nuk ka rrezik dhe askush nuk është lënduar, transmeton Telegrafi.

“Katër rezervuarët e karburantit që u goditën, praktikisht janë djegur”, tha ai.

“Situata është nën kontroll, forcat dhe të gjitha mjetet e nevojshme janë të mjaftueshme”.

Videot të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë dëmin masiv që ka gllabëruar rezervuarët në Sevastopol.

Sipas këtyre pamjeve mund të shohim tymin e zi të dendur gjithashtu edhe flakët masive./Telegrafi

Publikime te ngjashme