Drejtuesit e Bankës Shikoku kanë gjetur një mënyrë të çuditshme për të siguruar klientët se punon me zell – duke premtuar ta paguajnë me jetën e tyre nëse dëshmohen fajtorë për “pabarazi financiare”.
Përgjegjësit e bankave gjithmonë mbahen në standarte të larta etike, duke pasur parasysh se ata menaxhojnë pasurinë e mijëra, madje miliona njerëzve, por ndonëse ata përballen me dënime serioze në rastin e mashtrimit apo shpërdorimit të fondeve, nuk pritet që të paguajnë me jetën e tyre.
Kjo nuk është rasti me drejtuesit e Bankës Shikoku, një institucion financiar, të cilët 23 drejtuesit e saj të lartë, përfshirë presidentin Miura, nënshkruan një betim të gjakut që kërkon që ata të kryejnë “seppuku” nëse gjenden fajtorë për angazhim në pabarazi financiare, shpërdorim ose aktivitete tjera mashtruese, raporton odditycentral.
Ky betim, i bazuar në kodin e nderit të periudhës samurai të Japonisë, u bë viral pas publikimit në faqen e internetit të Bankës Shikoku, duke shkaktuar reagime që varionin nga admirimi deri tek mosbesimi.
“Kushdo që punon për këtë bankë dhe ka vjedhur para ose ka bërë që të tjerët të vjedhin nga banka do të paguajë për këtë me pronën e tij dhe më pas do të kryejë vetëvrasje”, thuhet në një njoftim në faqen e internetit të Bankës Shikoku.
“Ky betim është pjesë e një dokumenti të nënshkruar dhe vulosur me gjak nga të gjithë 23 punonjësit, përfshirë presidentin Miura, të Bankës Kombëtare të Tridhjetë e Shtatë, paraardhëses së Bankës Shikoku, për të siguruar trajtimin e duhur të financave”, shkruan më tutje.
Seppuku është një lloj vetëvrasjeje rituale që u lejonte samurajëve të mbroheshin nderin pas dështimit ndaj zotërinjve të tyre. Punonjësit e paraardhëses së Bankës Shikoku, Bankës Kombëtare të Tridhjetë e Shtatë, kishin nënshkruar një betim të ngjashëm që nga themelimi i saj në vitin 1878.
Ky betim i çuditshëm ka nxitur krahasime midis drejtuesve të bankave japoneze dhe atyre amerikane, me këta të fundit të njohur për mos-marrjen e pothuajse asnjë përgjegjësie për keqmenaxhimin e financave të klientëve./Telegrafi