Dosja e plotë e skandalit në BKS, zbulohen emrat e 42 personave dhe kompanisë nën hetim

1 minute, 33 seconds Read

Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin zyrtar të Gjykatës Themelore në Prizren, i cili autorizoi aksionin policor kundër skandalit në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) – një rast që po cilësohet si një nga goditjet më të rënda ndaj krimit ekonomik në Kosovë. Operacioni i shtrirë në disa qytete angazhoi rreth 400 zyrtarë policorë dhe rezultoi me ndalimin e 39 personave.

Hetimet e Prokurorisë fokusohen në dyshimet për keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike, falsifikim dokumentesh dhe bashkëkryerje në vazhdimësi.

Lista e plotë e personave nën hetim (Sipas dokumentit gjyqësor):

Personat e përfshirë në këtë proces janë: Saimi Mazreku, Valon Berisha, Agon Bardhi, Bardh Hoxha, Mirjeta Kosumi, Ilona Rastavica, Florent Sylajmani, Lumnije Osmani, Hasip Meleqi, Kushtrim Demolli, Arbnora Peci, Ariana Domniku Collaku, Lirim Ahmetaj, Egzona Gashi, Paris Starabanja, Trendelina Azemi, Naser Biri, Rilind Hasani, Leonard Rexhaj, Ylli Collaku, Ron Biri, Suad Haliti, Mentor Demolli, Shefqet Njeku, Muhamer Rexhepi, Hana Ulak, Bajram Osmani, Jetesa Biri, Agim Krasniqi, Marigona Collaku, Lais Osmani, Faton Hajdari, Fehmi Bajrami, Mërgim Zefi, Adem Nasufi, Leonora Berisha, Diella Kabashi, Besiana Murati, Brendona Mujaj, Kimete Kuliqi, Valon Duraj dhe Nora Muqaj.

Si person juridik nën hetim figuron kompania “Reforma SH.P.K.”, ndërsa si person përgjegjës i përmendur në dokument është Azem Rusinovci.

Fokusi i hetimeve Urdhëresat e bastisjes u lëshuan për sigurimin e provave materiale, sekuestrimin e dokumentacionit financiar dhe analizimin e pajisjeve elektronike për të ndriçuar rolin e secilit subjekt në këtë skemë. Përfshirja e “Reforma SH.P.K.”, një emër i njohur në sektorin e veturave (VW dhe Audi), i jep rastit një ndjeshmëri të shtuar.

Hetimet mbeten aktive dhe burimet bëjnë të ditur se mund të ketë zgjerim të listës së të dyshuarve dhe veprime të reja procedurale nga Prokuroria. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme