Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini ka shpallur fitorën në garën për të parin e kësaj komune, dhe sipas rezultateve preliminare del të ketë fituar me rreth 58% krahasuar me atë të PDK-së që ka marr rreth 42%.
Ai ka ftuar qytetarët që të festojnë së bashku fitorën në ora 21:00 në qendër të Qytetit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, simpatizantë dhe të gjithë ju që besuat në fitoren tonë të përbashkë,
Duke ju falënderuar nga zemra për secilën votë tuajën, ju ftojmë që së bashku të festojmë në qendrën e qytezës sonë të bukur të Dragashit!
Sonte, duke filluar nga ora 21:00!.
