Dhoma e Përfaqësuesve kalon projektligjin që mund ta ndalojë TikTok-un në SHBA

1 minute, 28 seconds Read

Projektligji i TikTok-ut ka marrë vota të mjaftueshme për të kaluar Dhomën e Përfaqësuesve.

Kjo mund të çojë në heqjen e TikTok-ut nga të gjitha dyqanet e aplikacioneve në SHBA, përveç nëse gjigandi kinez i teknologjisë ByteDance shet aksionet e tij në platformë.

Projektligji tani do të shkojë në Senat, ku nuk është ende e qartë se në cilën mënyrë do të votojnë anëtarët.

TikTok-u i cili ka më shumë se 150 milionë përdorues amerikanë, është nën kontroll të plotë të firmës kineze të teknologjisë, ByteDance Ltd.

Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë pro ndalimit të TikTok-ut në SHBA

Një projekt-ligj që mund të çojë në ndalimin e aplikacionit të njohur të videove TikTok në Shtetet e Bashkuara, pritet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve të mërkurën pasi ligjvënësit janë të shqetësuar se struktura e pronësisë së kompanisë është një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Projektligji do të kërkonte që firma kineze ByteDance të largohej nga TikTok dhe aplikacionet e tjera që zotëron brenda gjashtë muajve nga miratimi i projektligjit, ose ato aplikacione do të ndaloheshin, raportoi AP.

Ligjvënësit pretendojnë se ByteDance i nënshtrohet qeverisë kineze, e cila mund të kërkojë akses në të dhënat e konsumatorëve të TikTok në SHBA në çdo kohë që dëshiron. Shqetësimi buron nga një sërë ligjesh të sigurisë kombëtare kineze që detyrojnë organizatat të ndihmojnë në mbledhjen e inteligjencës.

Miratimi i projektligjit nga Dhoma e Përfaqësuesve do të ishte vetëm hapi i parë. Senati gjithashtu do të duhet të miratojë masën që ajo të bëhet ligj.

Publikime te ngjashme