Detaje ekskluzive për përgjakjen në mesnatë në Prizren, gjithçka nisi pas larjes së veturës

0 minutes, 56 seconds Read

Më parë u raportua për një ngjarje që ka ndodhur sot pas mesnatës në Prizren, ku rreth 15 persona janë përleshur mes vete.

IndeksOnline ka mësuar edhe shkaqet e kësaj përleshjeje. Gjithçka ka ndodhur mes dy grupeve, pronarëve të një autolarjeje dhe disa personave që e kanë dërguar veturën në autolarje.

Personat që kanë derguar veturën në autolarje, kanë pretenduar se punëtori i autolarjes gjatë pastrimit të veturës i ka vjedhur arin që ishte në veturë.

Këto akuza nuk i kanë pranuar puntorët e autolarjes, dhe si pasojë e gjithë kësaj ka ardhur deri tek konfrontimi verbal.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi dha detaje ku tregoj se rasti po cilësohet si ‘Tentim Vrasje’ dhe nga kjo përleshje kanë mbetur të lënduar 4 persona, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.

Gashi tha se lidhur me rastin janë ndaluar nëntë persona për 48 orë. /IndeksOnline

Publikime te ngjashme