Dështon për herë të 28-të konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës më 9 qershor

0 minutes, 34 seconds Read

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke shënuar herën e 28-të radhazi që seanca nuk arrin të prodhojë rezultat.

Edhe në këtë seancë, sikurse në të kaluarat, u hodh në votim propozimi për të kaluar në votim të fshehtë për kryesinë e Kuvendit. Megjithatë, propozimi nuk siguroi mbështetjen e nevojshme nga deputetët.

Me vetëm 48 vota pro, nuk u arrit kuorumi i duhur për vendimmarrje. Për këtë arsye, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu mbledhjen dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë ditën e hënë, më 9 qershor, në orën 11:00.

Publikime te ngjashme