Deputetja britanike kritikon ndërkombëtarët: “Ndaloni së sulmuari zyrtarët e zgjedhun në mënyrë demokratike, mos mbeshtetni militantet e armatosur serb..”

0 minutes, 37 seconds Read

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns ka reaguar pas zhvillimeve në pjesën veriore të Kosovës.

Përmes një statusi në Twitter, ajo ka kritikuar ndërkombëtarët në lidhje me deklaratat e tyre kundër veprimeve të qeverisë së Kosovës në veri.

“Aktorët ndërkombëtarë duhet të ndalojnë së sulmuari zyrtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike që të vendosen në zyrat e tyre në veri të Kosovës”.

“Për më tepër kur ata qëndrojnë të heshtur përballë militantëve e mbështetur dhe të armatosur serb, të cilët vazhdojnë të minojnë stabilitetin në veri të Kosovës”, ka shkruar tutje Kearns.

Publikime te ngjashme