Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për takimin me Vuçiç: Nuk e sjell dot Serbinë në anën tonë, serbët janë aleatë të Rusisë

0 minutes, 39 seconds Read

Deputeti Ukrainas, Oleksiy Goncharenko, një mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, i cili muaj më parë nisi një peticion me një kërkesë të qartë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kievi zyrtar, ka reaguar pas takimit që presidenti i vendit të tij ka realizuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të martën në Athinë.

Pas një darkës joformale Vuçiç tha se përshtypja e tij pas bisedës me Zelenskyn është se Ukraina nuk do të ketë ndonjë ndryshim pozicioni në raport me pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë sipas deputetit Goncharenko, Zelensky nuk duhet të komprometojë parimet e Ukrainës dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, meqë sipas tij Serbia është aleate e Rusisë.

Publikime te ngjashme