Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje: “Opozita e shqetësuar dhe në ethe për ‘nënshkrimin’ e propozimit Europian..”

1 minute, 39 seconds Read

Deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita e shqetësuar dhe në ethe, për shkak se siç thotë ai për (mos) nënshkrimin e propozimit evropian.

Derisa në Bruksel po zhvillohet procesi i bisedimeve midis kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka ironizuar me deputetët e opozitës.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se opozita e shqetësuar dhe në ethe, për shkak se siç thotë ai për (mos) nënshkrimin e propozimit evropian.

Kjo sipas Bajqinovcit, për shkak se duan ta marrin pushtetit duke “e sulmuar” Kurtin.

“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian. Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë”, shkroi ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se pret që palët të kenë “qasje konstruktive” ndaj propozimit të bllokut evropian për normalizimin e raporteve.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi ai në Twitter./Telegrafi

Publikime te ngjashme