Deklarata e fortë e Berishës: Ja pse Rama e Vuçiqi kanë armiqësi me Albin Kurtin?

1 minute, 33 seconds Read

Ish kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Bersha ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa pjesë nga fjalimi i tij në konferencën e mbajtur me 29 shtator, në të cilën foli për sulmin terrorist të Serbisë ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Berisha ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq kanë në plan zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës.

Për Vuçiqin Berisha ka kujtuar se është president i inkriminuar në gjenocidin ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve.

“Edi Rama me Aleksandër Vuçiç, padronin e tij, ka vetëm një plan: zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës. Kjo përpjekje e këtij grupi qeveritarësh të inkriminuar në shkallën më të lartë, Aleksandër Vuçiç, një president i cili është i implikuar direkt në gjenocidin ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në luftën e fundit, një president me lidhje kokë e këmbë me Belivukun dhe belivukët e tjera”, ka deklaruar ai.

Ndërsa për kryeministrin Rama, ai ka thënë se është i lidhur me korrupsionin, duke theksuar se armiqësia e tyre me Albin Kurtin është për shkak se ai është zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Edi Rama, një kryeministër famoz për korrupsionin transnacional, Edi Rama një kryeministri lidhur me belivukët shqiptarë, me të gjitha bandat, me Bajrët, me Pëllumb Gjokën dhe armiqësia e tyre me Albin Kurtin, është genuine për faktin e vetëm se ai është i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës, i palidhur me asnjë Belivuk apo Kolombo.

Postimi i plotë:

Publikime te ngjashme