Dalin pamjet e reja: Konfliktin në Kuvend e nisi Mëgim Lushtaku i PDK-së

0 minutes, 50 seconds Read

Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike.

Gjatë kohës që në foltoren e Kuvendit ishte kryeministri, Albin Kurti, deputetët e PDK-së e kanë penguar duke thirrur ‘rrenc, rrenc, rrenc’.

Në pamjet e reja të publikuara, shihet se ka qenë deputeti, Mërgim Lushtaku, ai i cili e ka gjuajtur me ujë kryeministirn Kurti e më pas atij në mbrojtje i dolën ministrat Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar.

Deputeti Hajdar Beqa shihet se ia heq syzet ministrit Murati dhe më pas qëllon me to drejt qeveritarëve.

Nuk dihet saktësisht se çka ka ndodhur, por në një moment kryeministri Kurti është gjuajtur me ujë dhe aty filluan të grumbulloheshin deputetët, pas çka pasoi edhe përleshja.

Pamje tjera nga rrahja në Kuvend 😮👇Pamje tjera nga rrahja në Kuvend 😮👇

Posted bySinjali Videoson Thursday, July 13, 2023

Publikime te ngjashme