Daçiq nuk del në foton familjare të Ministrave të Jashtëm në Tiranë, pati debat me kryediplomaten gjermane!

1 minute, 38 seconds Read

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka refuzuar të jetë pjesë e fotos familjare me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe kryediplomatët e vendeve të Bashkimit Evropian. 

Sipas Daçiqit, shkak për këtë është bërë flamuri i Kosovës ne sfond, pas shpinës së ministrave.

Por, televizioni publik shqiptar, RTSH me burime diplomatike raporton se Ministri Daçiç përpara se të kryhej fotoja familjare ka patur një takim bilateral me Ministren e Jashtme, Analena Berbok (Annalena Baerbock). Madje, sipas ketyre raportimeve, në takim pati debat mes tyre.

Gjatë ditës Ministrja e Jashtme gjermane nga Tirana foli edhe për zhvillimet në veriun e Kosovës, teksa tha se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit.

Baerbock ka thënë se Gjermania është në të njëjtën linjë me ShBA-në dhe BE-në sa i përket zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës.

“Ne jemi këtu në mes të Evropës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt BE-së. E rëndësishme për ndërlidhjen mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshje për ndërveprimin mes vendeve, siguri, mbrojtje dhe lëvizshmëri.

Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit. Jemi në të njëjtën linjë me SHBA-në dhe BE-në sa i përket tërheqjes së forcave serbe nga veriu i Kosovës. Duhet të tregojmë vendosmëri më të madhe me prezencën e KFOR-it në komunat me shumica serbe”, është shprehur ajo para mediave.

Takimi i ministrave mbahet këtë të premte në Tiranë dhe i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor në kryeqytetin e Shqipërisë.

Takimi i sotëm do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Publikime te ngjashme